Superliga e basketbollit vazhdon sot me dy sfida joshëse

Superliga e basketbollit vazhdon sot me dy sfida joshëse

Written by

in

Golden Eagle Ylli pret Pejën në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, sfidë që nis në orën 17:00.

Ylli vjen pas fitores së parë sezonale, të shënuar javën e kaluar ndaj Sigal Prishtinës, ndërsa Peja synon të rikthehet te rezultatet pozitive pas humbjes ndaj Vëllaznimit. Përballja pritet të jetë mjaft e luftuar, duke marrë parasysh synimet e larta të të dyja skuadrave në këtë edicion.

Xhiron e katërt e mbyll përballja Rahoveci 029 – Sigal Prishtina, e cila starton nga ora 19:30 në palestrën “Mizahir Isma”.

Rahovecasit janë skuadra e vetme pa fitore deri më tani dhe do të zhvillojnë ndeshjen e tretë para publikut vendas në katër xhirot e para të sezonit. Vreshtarët synojnë ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas për të regjistruar fitoren e parë, ndërsa Sigal Prishtina udhëton drejt Rahovecit me synimin për t’u rikthyer te fitorja.

Sot takohen:

17:00 | Golden Eagle Ylli – Peja

19:30 | Rahoveci 029 – Sigal Prishtina

Burimi: RTKLive