Konjufca tregon hapat e ndërmarrë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Konjufca tregon hapat e ndërmarrë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Written by

in

Konjufca tregon hapat e ndërmarrë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Glauk Konjufca, kryesuesi i grupit punues strategjinë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, tregoi për hapat e ndërmarrë deti tash për mbështetjen e ish-krerëve.

Ai ka treguar se sot kryesoi mbledhjen konstituive të Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Në këtë mbledhje diskutuam drejtimet kryesore të strategjisë, caktuam grupet përgjegjëse për hartimin e saj, dhe përcaktuam planin e përgjithshëm të punës. Angazhimi ynë është që krerët e luftës sonë çlirimtare ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës në betejën e tyre në apel. Krahas kësaj mbështetjeje, do ta mbrojmë me vendosmëri të vërtetën e luftës sonë çlirimtare në arenën ndërkombëtare dhe do të kundërshtojmë çdo përpjekje për shtrembërimin e saj” – tha ai.

Konjufca potencoi se UÇK-ja i bashkon të gjithë përtej dallimeve, sepse lufta e saj çlirimtare qëndron në themelet e lirisë dhe të shtetit tonë.