
Prokuroria e Fierit ka lëshuar urdhërarrest për drejtorin e Spitalit të Fierit.
Siç raporton Top Channel, mësohet se në kuadër të hetimeve janë duke u ushtruar kontrolle nga Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ) dhe shërbimet e Policisë.
Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me arsyet e urdhërarrestit apo akuzat që rëndojnë ndaj drejtorit të spitalit. /Klankosova.tb