Kosova merr pjesë në Konferencën për Klimën

Kosova merr pjesë në Konferencën për Klimën

Written by

in

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Kosova do të ketë hapësirën e saj përfaqësuese në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën – COP31, që po mbahet në Turqi, së bashku me Shqipërinë.

Përmes një statusi në Facebook, Pacolli bëri të ditur se në këtë hapësirë do të prezantohen angazhimet dhe prioritetet e të dy vendeve në fushën e klimës dhe mjedisit.

Ajo theksoi se kjo është hera e parë që Shqipëria siguron një hapësirë të tillë përfaqësimi në këtë konferencë dhe se ka vendosur ta ndajë atë edhe me Kosovën.

Pacolli falënderoi Shqipërinë për këtë mundësi, duke vlerësuar se bashkëpunimi i përbashkët e fuqizon zërin e të dy vendeve në arenën ndërkombëtare.

 

Burimi: RTKLive