Kosova mundet nga Austria

Kosova mundet nga Austria

Written by

in

Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra është mposhtur 2-1 nga Austria, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Botëror.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova kaloi e para në epërsi me golin e Erëleta Memetit në minutën e 14-të, por Austria barazoi në minutën e 37-të me Louise Schoffel.

Golin e fitores për mysafiret e shënoi Nicole Billa në minutën e 81-të.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 13 tetor në Vjenë. Fituesi i kësaj përballjeje do të kualifikohet në finalen e “play-off”-it.

Burimi: RTKLive