
Gjilani sot u trondit nga një vrasje e dyfishtë.
Dyshohet se një burrë vrau gruan e vëllain e saj, e gjithashtu plagosi edhe axhën e gruas.
I dyshuari me inicialet V.R që ngarkohet për këtë tragjedi, është dorëzuar më pas në Polici, me ç’rast është sekuestruar edhe arma.
Policia tashmë ka nisur hetimet për motivet e këtij rasti të rëndë. Ndonëse ka dyshime që familjet kishin problem prej kohësh.
Megjithatë, policia thotë që nuk ka raste të lajmëruara më parë.
I plagosur në këtë ngjarje, siç thonë nga QKUK, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, deklaroi se 48 vjeçari në mbrëmje i është nënshtruar një operacioni dhe pas përfundimit të tij ai do të shtrohet në Klinikën e Mjekësisë Intensive për monitorim të gjendjes së tij shëndetësore.
Detajet rreth rastit mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.