​KPK diskuton rastin e Arlinda Zekajt, e mbyllur për media

​KPK diskuton rastin e Arlinda Zekajt, e mbyllur për media

Written by

in

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur sot mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Në të pritet të shqyrtohet raporti për veprimet e Prokurorisë së Pejës në lidhje me rastin.

Artlinda Zekaj u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës nga kunati i saj, i cili tashmë është arrestuar. Vrasja e Zekajt ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë. /KP/