
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka kritikuar menaxhimin e situatës me furnizimin me energji elektrike.
Përmes një postimi në Facebook, Kraki ka thënë se situata paraqet dy dështime dhe dy gabime.
“Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetë pa rrymë.
Dy herë dështim. Dy herë gabim.
A mos ka ardhë koha me fillu me u mësu me përgjegjësinë morale si koncept edhe në politikën e Kosovës?
Sepse asnjë fajtor, asnjë përgjegjës, pavarësisht çka ndodhë në këtë vend, seriozisht nuk shkon”, ka shkruar Kraki.