Iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit, çka thotë Policia për 26-vjeçaren që humbi jetën në Prizren

Iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit, çka thotë Policia për 26-vjeçaren që humbi jetën në Prizren

Written by

in

Iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit, çka thotë Policia për 26-vjeçaren që humbi jetën në Prizren

Rasti i 26-vjeçares, njoftimi i Policisë:

Referuar informacioneve operative hetimore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) – Prishtinë, se një person i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet për trafikim të narkotikëve, janë ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku me datën 15.11.2026  rreth orës 18:00, në Vërmicë, është ndaluar vetura BMW me targa lokale, në të cilën gjendeshin dy persona të dyshuar, një mashkull dhe një femër shtetas kosovarë.

Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe konfiskuar 105.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, dy fishekë të kalibrit 9×19 mm, dhe dy telefona celularë. Personat e dyshuar janë të njohur për Policinë, ku me urdhër të prokurorit kompetent është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar, me ç‘rast është gjetur dhe është konfiskuar një detektor për identifikimin e GPS dhe kamerave.

Sipas procedurës palëve u është caktuar avokati mbrojtës, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit mashkull kosovar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara femër kosovare përderisa ka qenë duke filluar intervistimi me prezencë të avokatit mbrojtës, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, ku edhe është kërkuar ndihma emergjente nga Spitali i Përgjithshëm Rajonal në Prizren.

Pas ofrimit të ndihmës së parë mjekësore në vend, nga emergjenca ajo është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ku nga mjekët kompetentë, rreth orës 01:30, Policia është informuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përgjegjëse hetimore të Stacionit Policor në Prizren, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, IPK-ja si dhe prokurori kujdestar.

Të gjitha njësitë kompetente policore, përfshirë Hetuesinë dhe Forenzikën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit.

Pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore dhe sigurimit të dokumentacionit përkatës mjekësor, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.