
Gazetari Vullnet Krasniqi ka folur për mënyrën se si është trajtuar letra e Arlinda Zekajt, duke përmendur përgjegjësinë e zyrtarëve shtetërorë dhe rolin e Qendrës për Punë Sociale (QPS).
Krasniqi tha në emisionin “Ora 7”, se në letrën e saj, Arlinda kishte drejtuar gishtin te përgjegjësit dhe kishte kërkuar që institucionet të shqyrtonin veprimet e zyrtarëve që kishin për detyrë zbatimin e vendimit.
“Arlinda, ju lutem, lexoni letrën. Ajo e drejton gishtin shumë drejtpërdrejt se kush është përgjegjës. Për mua është shumë shqetësuese, pse ajo letër nuk u mor parasysh dhe ku ishte QPS-ja?”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka theksuar se letra e Arlindës dhe procesi që ajo ka lënë pas duhet të shërbejnë për të nxjerrë në pah përgjegjësitë institucionale dhe për të shtyrë drejt mbrojtjes më të mirë të grave.
“Letra e Arlindës, por edhe krejt procesi që e ka lënë mbrapa, është për ta zhveshur këtë shtet që është kundër grave dhe për t’i mbrojtur gratë”, u shpreh Krasniqi.