
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, për mandatin e ri qeverisës.
Burnham theksoi në letër se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë partneritet të kahershëm dhe të ngushtë.
“Jemi krenarë që kemi qenë ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. Ne mbetemi mbështetës të palëkundur të zhvillimit të vazhdueshëm të Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik, si dhe e vlerësojmë lart bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Europë”, shkroi ai.
Kryeministri britanik tha se shtrti i tij mbetet i palëkundur në përpjekjet për promovimin e stabilitetit rajonal dhe njeh rolin thelbësor të drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit në arritjen e pajtimit të qëndrueshëm.
“Ne e inkurajojmë fuqishëm Kosovën që ta përmbushë zotimin e saj për respektimin e mandatit të plotë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si një dëshmi e rëndësishme e pjekurisë së saj demokratike dhe përkushtimit ndaj drejtësisë së pavarur dhe të paanshme për të gjithë”, thuhet në letër.
“Pres me kënaqësi të punoj me ju për të trajtuar disa nga sfidat më të mëdha të Europës, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe partneritetin me përfitime të ndërsjella në fushat me interes të përbashkët, nga forcimi i ekonomive tona deri te luftimi i krimit të rëndë të organizuar”, përfundoi letrën kryeministri britanik.
Burimi: Insajderi