Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, pritet të caktohet seanca e radhës

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, pritet të caktohet seanca e radhës

Written by

in

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, duke filluar nga ora 11:00.

Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje pritet të diskutohet për propozimin e rendit të ditës për seancën plenare të radhës, si dhe për propozimet dhe kërkesat e paraqitura.

Në mesin e pikave të parapara për seancën plenare është shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Po ashtu, në rend dite është përfshirë edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Para shqyrtimit të këtyre çështjeve, anëtarët e Kryesisë do të shqyrtojnë miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme.

Burimi: Dukagjini