Daci flet për rastin e rëndë në Pejë: Arlinda u kthye në shtëpi pa e ditur çfarë e priste (VIDEO)

Daci flet për rastin e rëndë në Pejë: Arlinda u kthye në shtëpi pa e ditur çfarë e priste (VIDEO)

Written by

in

Daci flet për rastin e rëndë në Pejë: Arlinda u kthye në shtëpi pa e ditur çfarë e priste (VIDEO)

Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Valdrin Daci në emisionin “Ora Shtatë” ka folur rreth vrasjes së Arlinda Zekajt, që dyshohet se erdhi nga dora e kunatit të saj, mbrëmë në Vitomiricë të Pejës.

Daci tha se janë dy elemente të rëndësishme që vlen të përmenden në këtë rast, dhe tashmë janë publike, transmeton Klankosova.tv.

“Janë dy elemente të rëndësishme që tashmë po dihen edhe publikisht. Fillimisht rasti ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes, rreth orës 19:00, zonja, tashmë e ndjerë, është intervistuar në polici e për këtë është konfirmuar edhe nga vetë policia, është intervistuar për dhunë në familje. Burri i saj, i cili dyshohet se ka kryer dhunën në familje është ndalë për 48 orë, dhe zonja, tashmë e ndjerë, kishte kërkuar që të kthehej në shtëpinë e saj, pa e ditur që atë po e priste vdekja në shtëpi”, u shpreh Daci.

Ai foli edhe rreth kërkesës së saj për shfrytëzimin e përbashkët të shtëpisë së saj, në të njëjtën shtëpi ku ndodhi edhe krimi makabër.

“Kthehet në shtëpi, dhe rreth orës 21:00, policia njoftohet se ajo tashmë është pa shenja jete, dhe që dyshohet se është goditur nga një mjet i fortë, dhe i dyshuar për këtë zyrtarisht është kunati i saj. Element që vlen me u theksu është edhe vetë fakti i asaj parashtresës që zonja tri ditë përpara iu kishte drejtuar Prokurorisë për me kërku ndihmë dhe me zbatu një kërkesë të saj, e që dyshohet se bëhet fjalë për shfrytëzimin e pronës së përbashkët. Qysh është mësuar jozyrtarisht, zonja kishte kërkuar që shtëpinë me shfrytëzu në kushte normale, sepse sipas asaj që është mësuar, në atë shtëpi kanë jetuar persona, që sipas aspektit zyrtar nuk ish dashur të jetojnë”, tha gazetari.