Kuqezinjtë urojnë 114-vjetorin e Pavarësisë, Gjimshiti: Ka një vend që na bashkon gjithmonë, Shqipëria

Kuqezinjtë urojnë 114-vjetorin e Pavarësisë, Gjimshiti: Ka një vend që na bashkon gjithmonë, Shqipëria

Written by

in

Kuqezinjtë urojnë 114-vjetorin e Pavarësisë, Gjimshiti: Ka një vend që na bashkon gjithmonë, Shqipëria

Në ditën më të rëndësishme të historisë kombëtare, 28 Nëntorin, urimit për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë i janë bashkuar edhe futbollistët e Kombëtares kuqezi.

Përmes një videoje të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) në rrjetet sociale, lojtarë si Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Stavro Pilo, Taulant Seferi, Ernest Muçi, Mario Mitaj, Juljan Shehu, Klevi Qefalija, Arbër Hoxha, Mirlind Daku dhe Alen Sherri u bënë bashkë për të treguar me vetëm një fjalë çfarë do të thotë Shqipëria për ta.

Videon e mbylli kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, me një mesazh të veçantë urimi për festën e 28 Nëntorit.

“Pavarësisht se ku na çon rruga, ka një vend që na bashkon gjithmonë, Shqipëria. Gëzuar 28 Nëntorin!”, u shpreh Gjimshiti.

Ndërkohë, FSHF-ja e ka shoqëruar videon me urimin për të gjithë shqiptarët:

“Shumë fjalë për Shqipërinë, atdheun tonë, dalë nga zemra e atyre që flamurin e lartësojnë gjithmonë! Gëzuar festat e nëntorit!”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali