
Autori i mozaikut kushtuar Nënës Terezë, Don Dominik Kukeli, njëherësh drejtor i Qendrës Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, ka reaguar pas tensioneve të krijuara rreth vendosjes së veprës artistike në kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook, Kukeli ka shprehur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si po trajtohet kjo çështje, duke e cilësuar situatën si një tragjikomedi.
“NËNË TEREZA NUK E MERITON NJË TRAJTIM TË TILLË… nga askush… e aq më pak nga ‘gjaku’ i saj”, ka shkruar ai.
Krahas reagimit, Kukeli ka publikuar edhe një fotografi të mozaikut që është planifikuar të vendoset në Prishtinë.
“Ky është Mozaiku për të cilin është duke u bërë gjithë kjo tragji-komedi! (Foto jo profesionale)”, ka shtuar ai.
Reagimi i tij vjen pas përplasjes mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës në sheshin “Zahir Pajaziti”, lidhur me vazhdimin e punimeve për vendosjen e mozaikut.
Projekti në nderim të Nënës Terezë ishte planifikuar të përurohej më 28 Nëntor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali