
Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Drejtësisë po i kalon afati për dorëzimin e raportit tek kryeministri, për vrasjen e Arlinda Zekajt
Albin Kurti ia kujtoi sot këtyre dikastereve edhe sa orë i kanë mbetur, që t’ia sjellin pasqyrën fillestare për ta ndriçuar këtë rast.
Kreu i qeverisë, tha se bazuar në këtë raport, përgjegjësit që e neglizhuan rastin e gruas nga Vitomirica e Pejës, do të kenë pasoja ligjore.
49-vjeçaren që u vra në mënyrë makabare, me sëpatë nga ish-kunati i saj që ndodhet në arrati, i pari i ekzekutivit e cilësoi si dëshmore të betejës për drejtësi në Kosovë.
Kurti u pyet nga gazetarja e Klan Kosovës, edhe për sigurinë e grave.
Çfarë tha shefi i ekzekutivit rreth deklaratës së vartëses së tij, Donika Gërvalla, e cila tha se po ta njoftonte tashmë viktima qeverinë, mbase gjëra do të ishin ndryshe, si dhe ku mund ta kontaktojnë qytetarët, raporton Arbëreshë Uka.