Rastet e rënda në vendet e punës, 17 punëtorë humbën jetën sivjet në Kosovë

Rastet e rënda në vendet e punës, 17 punëtorë humbën jetën sivjet në Kosovë

Written by

in

Rastet e rënda në vendet e punës, 17 punëtorë humbën jetën sivjet në Kosovë

17 persona e kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës në Kosovë, vetëm gjatë vitit 2026.

Rasti i fundit që një punëtor përfundoi tragjikisht, ndodhi të martën në Istog, teksa po sanonte një ashensor.

Ekspertët vlerësojnë se faji qëndron tek edukimi i punëdhënësve në raport me sigurinë në punë.

Kështu shprehet Naim Beqiraj, sipas të cilit s’ka as interesim për trajnimin e punëmarrësve, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë juristi Qendrim Zogaj vlerëson se problemi nuk qëndron te ligji, por zbatimi i tij, duke vënë theksin edhe te mungesa e inspektorëve për inspektimin e vendeve të punës.

Ndërkohë, në përgjigjen për Klanin, Inspektorat thotë se përgjatë këtij viti u regjistruan 527 aksidente në vendin e punës. E për inspektime janë të angazhuar veç 53 inspektorë.

Më shumë detaje, kronika e Altiana Zogajt.