Kurti: Mirënjohje për punën e Ulutashit, pres bashkëpunim të njëjtë me komandantin e ri të KFOR-it

Kurti: Mirënjohje për punën e Ulutashit, pres bashkëpunim të njëjtë me komandantin e ri të KFOR-it

Written by

in

Kurti: Mirënjohje për punën e Ulutashit, pres bashkëpunim të njëjtë me komandantin e ri të KFOR-it

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Në mbledhjen e shtatë të qeverisë, Kurti shprehu mirënjohje për punën e deritanishme të gjeneral major, Ozkan Ulutashit, derisa tha se pret bashkëpunim të ngjashëm edhe me Roberto Vengorin, i cili nga sot pranon detyrën si komandat i KFOR-it në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

“Pas kësaj mbledhje do të marr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, dhe dua të shpreh falendërim të veçantë për bashkëpunimin e mirë dhe korrekt të komandantit të deritashëm, i pari që kishte dy mandate, Gjeneral Major, Ulutash, sikurse padyshim që pres bashkëpunim të ngjashëm edhe me komandantin që sot e pranon detyrën, Roberto Vengori”, u shpreh Kurti.