Kurti paralajmëron rritjen e mbështetjes financiare për ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së

Kurti paralajmëron rritjen e mbështetjes financiare për ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së

Written by

in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është paraparë rritja e mbështetjes financiare për ekipet mbrojtëse të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka thënë se ndarja buxhetore është bërë sipas kërkesës së paraqitur nga ekipet mbrojtëse.

Ai ka theksuar se për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes pritet strategjia e grupit punues, i cili udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca.

“Për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes, e presim edhe strategjinë nga grupi punues, i cili kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca”, ka deklaruar Kurti.

Burimi: Dukagjini