Kurti takon Bersetin në Dublin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kurti takon Bersetin në Dublin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Written by

in

Kurti takon Bersetin në Dublin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Dublin.

“Në takimin që patëm sot në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, vazhduam bisedën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar gjithashtu se anëtarësimi do t’u mundësonte qytetarëve të Kosovës qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Është e tejet e rëndësishme që, nëpërmjet pranimit në Këshill, Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrje në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, shtoi më tej Kurti.