
Shqipëria ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Finlandës në ndeshjen e Ligës së Kombeve, falë një supergoli të shënuar nga Ernest Muçi.
Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 35-të me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca, duke e dërguar topin në këndin e djathtë të portës finlandeze.