Kush është Atifete Berisha, gruaja e dyshuar për keqpërdorim të rreth 50 mijë franga të mbledhura në “GofundMe”për shërimin e Ajra Fekës

Kush është Atifete Berisha, gruaja e dyshuar për keqpërdorim të rreth 50 mijë franga të mbledhura në “GofundMe”për shërimin e Ajra Fekës

Written by

in

Kush është Atifete Berisha, gruaja e dyshuar për keqpërdorim të rreth 50 mijë franga të mbledhura në “GofundMe”për shërimin e Ajra Fekës

Një fushatë për mbledhjen e mjeteve financiare për shërimin e një vajze gjashtëvjeçare dyshohet se është keqpërdorur nga personi që kishte marrë përsipër mbledhjen e parave.

Rreth 48 mijë franga zvicerane u mblodhën përmes platformës GoFundMe për trajtimin e Ajra Fekajt, e cila vuante nga epilepsia dhe kishte nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit. Megjithatë, sipas nënës së saj, Aida Krasniqi Fekaj, këto para nuk iu dorëzuan asnjëherë familjes.

Premtime të pambajtura dhe pritje për transferimin e mjeteve

Thirrjen për ndihmë e kishte hapur Atifete Berisha, një grua nga Ferizaj me banim në Zvicër, e cila ishte ofruar ta ndihmonte familjen përmes të dhënave të saj bankare. Pas përfundimit të fushatës, familja pretendon se nisi një periudhë e gjatë premtimesh dhe arsyetimesh lidhur me transferimin e parave.

Aida Fekaj tregon se për më shumë se një muaj ka kërkuar vazhdimisht mjetet e mbledhura, por pa sukses. Sipas saj, ishte planifikuar edhe një takim në Turqi për t’i pranuar paratë, por Atifete Berisha nuk është lajmëruar.

Në një intervistë për Insajderin, ajo rrëfen për një varg gënjeshtrash dhe arsyetimesh që, sipas saj, e lanë të mashtruar, ndërsa shuma prej 48 mijë frangash ende pritet për të mbuluar shpenzimet e operacionit të kryer në Turqi.

Në mbështetje të pretendimeve të saj, Aida i ka dorëzuar Insajderit edhe një audioincizim, ku pretendon se Berisha pranon se e ka gënjyer dhe se paratë i ka marrë për vete.

Hetimet, pretendimet e avokatëve dhe mungesa e dëshmive

Rasti tashmë ka marrë edhe rrugë ligjore. Avokati i Aidës, Asdren Bytyqi, ka konfirmuar për Insajderin se ndaj Atifete Berishës kanë nisur hetimet për dyshimet për mashtrim dhe keqpërdorim të besimit.

Bytyqi deklaron se edhe vetë është përballur me veprime që i konsideron mashtruese nga ana e Berishës, duke shtuar se ka takuar edhe persona të tjerë që pretendojnë se janë dëmtuar financiarisht nga e njëjta grua.

Insajderi ka kontaktuar disa herë edhe Atifete Berishën për të marrë versionin e saj lidhur me këto pretendime. Ajo ka premtuar sqarime, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka ofruar dëshmi se paratë janë transferuar te familja Fekaj.

Pretendime për mosrespektim të marrëveshjes ka ngritur edhe ish-avokati i saj, Liridon Jetishi. Ai ka thënë se fillimisht është autorizuar nga pala lidhur me këtë rast, por gjatë rrugëtimit, e dyshuara nuk iu ka përmbajtur marrëveshjes.

Borxhi prej 28 mijë eurosh në spitalin e Turqisë

Lidhur me trajtimin e Ajra Fekajt, Gazeta Insajderi ka kontaktuar Spitalin Memorial në Turqi, i cili ka konfirmuar se operacioni është kryer atje, por borxhi prej 28 mijë eurosh nuk është shlyer ende.

Burimi: Insajderi