Kush është banorja e pafat që u eliminua nga BBVK?

Kush është banorja e pafat që u eliminua nga BBVK?

Written by

in

Kush është banorja e pafat që u eliminua nga BBVK?

Mbrëmë është mbajtur spektakli i radhës “Prime” i Big Brother VIP Kosova 5, i cili solli emocione të forta, debate të nxehta dhe në fund një eliminim që ndryshoi dinamikat brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Pas televotimit të hapur gjatë javës, publiku vendosi që banorja e eliminuar të jetë Olechka, e cila grumbulloi më së paku vota, duke i dhënë kështu fund përfundimisht rrugëtimit të saj në këtë edicion.

Menjëherë pas saj në renditjen me më së paku vota u pozicionua Valdeti, i cili edhe pse i shpëtoi eliminimit të drejtpërdrejtë, u dënua duke shkuar automatikisht në nominimin e radhës.

Nga ana tjetër, rezultatet e votimit zbuluan edhe emrin më të dashur për audiencën. Më i preferuari i publikut doli Nichi, i cili mori mbështetjen më të madhe dhe siguroi vazhdimësinë e tij të qetë në lojë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali