Kush është i nominuari i Trumpit për ambasador në Kosovë?

Kush është i nominuari i Trumpit për ambasador në Kosovë?

Written by

in

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nominuar Mikhail Bogachekun për ambasador të ri amerikan në Kosovë, duke ia përcjellë emrin Senatit për konfirmim.

Nominimi u bë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, më 10 nëntor 2026.

Bogachek pritet të marrë drejtimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila aktualisht udhëhiqet nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati.

Pozita e ambasadorit ka mbetur e paplotësuar që nga përfundimi i mandatit të Jeff Hovenierit, në fund të dhjetorit të vitit 2024.

Kush është Mikhail Bogachek?

Mikhail Bogachek aktualisht është drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), ku mbikëqyr operacionet administrative, financat, prokurimin, burimet njerëzore dhe teknologjinë informative.

Sipas biografisë së publikuar në faqen zyrtare të organizatës, ai ka më shumë se 25 vjet përvojë në sektorët e shëndetësisë, teknologjisë dhe menaxhimit institucional.

Para angazhimit në OAS, Bogachek ka mbajtur pozitën e drejtorit operativ në kompaninë VativoRx, e cila merret me administrimin e përfitimeve farmaceutike në Shtetet e Bashkuara.

Ai ka themeluar gjithashtu kompaninë Cooperton, të specializuar në sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e krizave, si dhe PharmaLife, që operon në fushën e teknologjisë farmaceutike.

Bogachek ka diplomuar në Inxhinieri Industriale dhe të Sistemeve në Institutin e Teknologjisë të Xhorxhias, ndërsa ka doktoraturë në Bioinxhinieri. Ai ka përfunduar edhe një program për drejtues biznesesh në Shkollën e Biznesit të Harvardit.

Sipas biografisë së tij, ai flet rrjedhshëm gjuhët ruse, ukrainase dhe hebraike.

Burimi: Dukagjini