Kuvendi fut në rend dite Ligjin për Specialen, 79 deputetë votojnë pro mocionit të PDK-së

Kuvendi fut në rend dite Ligjin për Specialen, 79 deputetë votojnë pro mocionit të PDK-së

Written by

in

Kuvendi fut në rend dite Ligjin për Specialen, 79 deputetë votojnë pro mocionit të PDK-së

Kuvendi i Kosovës ka miratuar futjen në rendin e ditës së seancës së sotme të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Kjo u bë pas mocionit të paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili mori mbështetjen e 79 deputetëve.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se mocioni kaloi pa asnjë votë kundër apo abstenim dhe se kjo çështje do të trajtohet si pika e 11-të e rendit të ditës.

“79 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër, asnjë abstenim. Kalon ky mocion si pika e 11-të e rendit të ditës”, deklaroi Haxhiu.

Burimi: Insajderi