Laporta thumbon Realin: Shumë gjela në një kafaz s’funksionojnë

Laporta thumbon Realin: Shumë gjela në një kafaz s’funksionojnë

Written by

in

Laporta thumbon Realin: Shumë gjela në një kafaz s’funksionojnë

Ethet e derbit më të madh në futbollin botëror, “El Clasico”, po afrohen, teksa përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit vjen e ngarkuar me tensione të larta jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në zyrat drejtuese.

Raportet mes dy klubeve gjigante janë ftohur ndjeshëm, veçanërisht mes dy krerëve, Florentino Perez dhe Joan Laporta.

Shkak për këtë përplasje institucionale u bë e ashtuquajtura çështja “Negreira”, pas së cilës madrilenët akuzuan hapur klubin katalunas për favorizim dhe trukim të ndeshjeve përmes gjyqtarëve.

Në një intervistë për prestigjiozen franceze L’Équipe, Laporta nënvizoi se grumbullimi i emrave me peshë mund të shkatërrojë frymën e grupit, transmeton Klankosova.tv.

E thashë! Të kesh më shumë se një gjel në të njëjtin kafaz pule nuk mund të funksionojë, kurrë. Prioriteti në futboll është ekipi dhe fryma e ekipit. Nëse nuk i ke këto gjëra, projekti nuk do të funksionojë. Kjo është një nga pikat e forta të Barcelonës. Ne kemi talente të shkëlqyera, lojtarë të La Masias, lojtarë që vijnë nga kultura të tjera të futbollit, dhe më pas arrijmë të formojmë një ekip midis tyre me harmoni që funksionon mirë” ka thënë Laporta.

Përballja e parë “El Clasico” për këtë sezon do të luhet të dielën në orën 21:00 në “Camp Nou”.