Protesta gjithandej, Zherka: Gjenerata Z nuk e pranon autoritetin sikur gjeneratat tjera (VIDEO)

Protesta gjithandej, Zherka: Gjenerata Z nuk e pranon autoritetin sikur gjeneratat tjera (VIDEO)

Written by

in

Protesta gjithandej, Zherka: Gjenerata Z nuk e pranon autoritetin sikur gjeneratat tjera (VIDEO)

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Bardh Zherka, ka komentuar protestat që po zhvillohen në shumë vende të botës, shumicën prej të cilave, janë duke u organizuar e mbajtur nga të rinjtë.

Përveç në Paris, Milano edhe në disa vende tjera, edhe në Tiranë tash e shtatë ditë janë duke u mbajtur protesta të dhunshme, të prirë nga studentë dhe të rinj.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Zherka ka dhënë disa prej arsyeve që “Gjenerata Z” është bërë pjesë e këtyre protestave dhe pakënaqësive që ata janë duke i shfaqur me qeverisjet.

“Janë një gjeneratë e cila kryesisht informohet prej rrjeteve sociale. Kjo jep informacion të shpejt, por jo gjithmonë të saktë. Jemi duke folur për një gjeneratë që autoritetin e sheh ndryshe. Ata kërkojnë njëfarë respekti të ndërjesllë. Është një gjeneratë që është rritur me telefon në dorë. Duke e marrë parasysh se si funksionon politika e dekadës së kaluar, për shkak se nuk i përfaqëson në asnjë pikë ku ata interesohen dhe ku i kanë hallet në ditët e sotme.”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kjo gjeneratë kërkon pak studim, pasi që aktualisht shoqëria nuk i njeh sa duhet kërkesat e tyre.

“Janë shumë të shkëputur prej politikës, prej ku e marrin informacionin janë shumë ndryshe prej neve”, ka thënë ai. /Klankosova.tv