Lëndohet një ushtar i FSK-së në Gjakovë, dërgohet në QKUK

Lëndohet një ushtar i FSK-së në Gjakovë, dërgohet në QKUK

Written by

in

Lëndohet një ushtar i FSK-së në Gjakovë, dërgohet në QKUK

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se është lënduar si pasojë e shpërthimit të municionit brenda armës, në Babaj të Bokës.

Pjesëtari i FSK-së fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Klan Kosova ka siguruar pamje kur një furgon i FSK-së, i shoqëruar nga një autoambulancë, e ka sjellë ushtarin në QKUK.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar për rastin, posa të ketë një konfirmim zyrtar nga Klinika Emergjente.