LEX | Pritet të nis seanca ndaj Arblind Pirevës për vrasjen e “Radullës” në Breg të Diellit

LEX | Pritet të nis seanca ndaj Arblind Pirevës për vrasjen e “Radullës” në Breg të Diellit

Written by

in

LEX | Pritet të nis seanca ndaj Arblind Pirevës për vrasjen e “Radullës” në Breg të Diellit

Sot në Departamentin për Krime të rënda pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj Arblind Pirevës në rastin e vrasjes së Agron Hajdarit, i njohur me nofkën “Radulla”, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja kishte ndodhur më 27 maj 2026, rreth orës 20:35, në rrugën “Rifat Berisha”, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Hajdari ishte qëlluar me armë zjarri dhe kishte marrë plagë në kokë, gjoks dhe shpinë. Ekipi emergjent kishte konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

Pas ngjarjes, Pireva ishte larguar, ndërsa më pas ishte vetëdorëzuar te hetuesit policorë. Sipas raportimit të mëhershëm të Sinjalit, ai ishte paraqitur në prani të avokatit dhe gjatë intervistimit kishte pranuar kryerjen e veprës. Fillimisht, me vendim të prokurorit, ishte ndaluar për 48 orë.

Më 29 maj, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj Pirevës kishte caktuar një muaj paraburgim. Gjykata kishte vlerësuar se ekzistonte rreziku i arratisjes dhe i pengimit të procedurës përmes ndikimit në dëshmitarë apo ndërhyrjes në prova.

Në kuadër të hetimeve, Prokuroria kishte njoftuar se ishin siguruar video-incizime nga kamerat e sigurisë për të zbardhur rrethanat e vrasjes. Në vendngjarje ishte angazhuar edhe njësia K9 për gjurmimin e lëvizjeve të të dyshuarit dhe viktimës, ndërsa trupi i pajetë ishte dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali