Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan

Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan

Written by

in

Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan

Inspektorati Qendror i Punës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Gjilanit, ka konstatuar parregullësi në mosmarrjen e masave për Siguri dhe Shëndet në Punë (SSHP).

“Për shkak të këtyre parregullësive, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve në objekt, deri në eliminimin e parregullësive dhe marrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve”, thuhet në njoftimin e inspektoriatit.

Inspektorati Qendror i Punës tutje ka bërë të ditur se mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe parandalimin e rreziqeve në vendin e punës.

“Të drejtat e punës nuk janë privilegj!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali