LEX | Supremja ia anuloi dënimin, nis rigjykimi ndaj Fitim Dodës për tentim vrasjen në Kolovicë

LEX | Supremja ia anuloi dënimin, nis rigjykimi ndaj Fitim Dodës për tentim vrasjen në Kolovicë

Written by

in

LEX | Supremja ia anuloi dënimin, nis rigjykimi ndaj Fitim Dodës për tentim vrasjen në Kolovicë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca në rigjykimin ndaj Fitim Dodës, i akuzuar për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, pasi Gjykata Supreme anuloi aktgjykimet ndaj tij dhe e ktheu çështjen në rivendosje.

Doda fillimisht ishte dënuar me 7 vjet e 10 muaj burgim, ndërsa Gjykata e Apelit ia kishte ulur dënimin në 5 vjet e 8 muaj. Pas kërkesës së mbrojtjes për mbrojtjen e ligjshmërisë, Supremja kërkoi rishqyrtimin e rastit, siç ka raportuar më herët Gazeta Sinjali.

Në qendër të vlerësimit të Supremes ishte qëllimi i të akuzuarit: nëse kishte shtënë për ta vrarë të dëmtuarin apo për ta frikësuar. Gjykata evidentoi paqartësi rreth trajektores së plumbit dhe kërkoi rikonstruimin e vendit të ngjarjes.

Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur më 26 mars 2024, rreth orës 13:50, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Prokuroria pretendon se Doda, nga brendia e një veture, kishte shtënë disa herë me armë automatike AK-47 drejt veturës që drejtonte Naim Berisha. Një predhë dyshohet se e kishte goditur Berishën në qafë, duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor.

Doda kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje, ndërsa kishte kundërshtuar akuzën për vrasje në tentativë. Në rigjykim pritet të shqyrtohen rrethanat që Supremja i ka vlerësuar të pasqaruara.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali