“Liria ka Emër” ndërhyn në obeliskun Newborn në nderim të UÇK-së dhe krerëve që po mbahen në Hagë

“Liria ka Emër” ndërhyn në obeliskun Newborn në nderim të UÇK-së dhe krerëve që po mbahen në Hagë

Written by

in

Platforma “Liria ka Emër” ka realizuar një intervenim të përkohshëm në obeliskun Newborn në Prishtinë, në nderim të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit.

Përmes një postimi në Facebook, platforma ka theksuar se kjo ndërhyrje u bë bë bashkëpunim me ideatorin e Newborn, Fisinik Ismailin.

Po ashtu, LKE ka rikujtuar rëndësinë e muajit nëntor për historinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si muajin e daljes së parë publike të UÇK-së, të Adem Jasharit dhe të shqiptarëve.

Në mesazhin e publikuar, “Liria ka Emër” ka përmendur edhe krerët e UÇK-së që vazhdojnë të mbahen në Hagë, duke e cilësuar këtë nëntor si të ftohtë në mungesë të tyre, shkruan Telegrafi.

“Beteja vazhdon!”, thuhet në mesazhin e platformës.

Sipas njoftimit, intervenimi në obeliskun Newborn është bërë për të nderuar ata që dhanë gjithçka nga dashuria për Kosovën, por edhe për të shprehur respektin ndaj gjeneratës së pasluftës, e cila po tregon kujdes dhe përgjegjësi për ruajtjen e kujtesës kolektive, historisë dhe trashëgimisë së UÇK-së.

Platforma ka theksuar se ky veprim simbolik synon të përcjellë mesazhin se kujtesa për sakrificën dhe luftën për liri duhet të ruhet dhe të bartet edhe te brezat e rinj./Telegrafi/