Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Kurti kërkon bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Kurti kërkon bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët

Written by

in

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ku është diskutuar për ecurinë e përgatitjeve dhe hapat e ardhshëm drejt organizimit të këtij eventi sportiv.

Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, në këtë mbledhje janë trajtuar edhe çështjet e ngritura në komunikimin e fundit nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG), në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit për organizimin e Lojërave, njofton Dukagjini.

Në fjalën e tij hyrëse, Kurti ka thënë se synimi i përbashkët është që “Prishtina 2030” të organizohet me sukses, ndërsa ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët gjatë gjithë procesit të përgatitjeve.

“Për t’i çuar përpara përgatitjet, na duhet kuptim i përbashkët i drejtimit që ndjekim dhe i hapave që do të ndërmarrim. Në përcaktimin e investimeve, krahas kërkesave për organizimin e Lojërave, duhet të na udhëheqin prioritetet e zhvillimit të vendit dhe nevojat e qytetarëve. Kjo i shërben edhe bashkëpunimit me ICMG-në dhe përmbushjes së angazhimeve që kemi marrë përsipër”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se Qeveria mbetet e përkushtuar për përmbushjen e zotimeve të dhëna që në fazën e kandidaturës, duke shtuar se i njëjti përkushtim duhet ta udhëheqë punën e të gjithë të përfshirëve në organizimin e Lojërave.

Burimi: Dukagjini