“Lojtarët e tyre po i gjykojnë ndeshjet, kjo është skandaloze” – Real Madridi sulmon yjet e Barcelonës para El Clasicos

“Lojtarët e tyre po i gjykojnë ndeshjet, kjo është skandaloze” - Real Madridi sulmon yjet e Barcelonës para El Clasicos

Written by

in

Kanali zyrtar televiziv i Real Madridit, RMTV, ka kritikuar ashpër Barcelonën dhe gjykimin në La Liga, vetëm pak ditë para përballjes së madhe mes dy rivalëve, El Clasicos.

Kritikat vijnë në një javë të shoqëruar me vendime të diskutueshme të gjykimit, të cilat kanë favorizuar si Real Madridin, ashtu edhe Barcelonën.

RMTV analizoi pamjet nga fitorja 5-2 e Barcelonës ndaj Real Betisit, duke u ndalur te episodi i minutës së 45-të, kur goli i Giovanni Lo Celsos u anulua dhe rezultati nuk u barazua në 2-2. Sipas interpretimit të televizionit madrilen, gjyqtari De Burgos Bengoetxea e anuloi golin për prekje me dorë vetëm pas ankesave të lojtarëve të Barcelonës.

Në një deklaratë të ashpër, RMTV pretendoi se futbollistët e Barcelonës po ndikojnë në vendimet e gjyqtarëve dhe në ndërhyrjet e VAR-it.

“Real Madridi do të duhet të përballet me 17 gjyqtarë në El Clásico: tre në fushë, një gjyqtar të katërt, një gjyqtar VAR dhe një asistent, si dhe 11 lojtarët e Barcelonës, të cilët janë gjithashtu gjyqtarë. Tani lojtarët e Barcelonës vendosin se cilat situata do të kontrollohen nga VAR-i dhe cilat jo. Ata po i gjykojnë ndeshjet. Kjo është skandaloze”, thuhet në deklaratën e televizionit të Real Madridit.

RMTV shtoi se përballja e së dielës do të jetë veçanërisht e vështirë për skuadrën madrilene, duke iu referuar problemeve me gjykimin që, sipas tyre, janë të njohura për të gjithë.

– YouTube www.youtube.com

RMTV mbron Arda Gulerin pas episodit ndaj Sevillas

Televizioni i Real Madridit u ndal edhe te momenti kontrovers nga ndeshja kundër Sevillas, ku Arda Guler u përfshi në një duel me Peque Fernandez.

Disa media spanjolle kanë vlerësuar se mesfushori turk duhej të ndëshkohej me karton të kuq për goditjen me bërryl në gjoks të kundërshtarit, por RMTV e ka kundërshtuar këtë interpretim.

“Përballë gjithçkaje dhe të gjithëve. Kundër sistemit dhe narrativës mediatike, ku flitet vetëm për situatën kontroverse mes Gulerit dhe Peques, ndërsa anashkalohet fakti se Guleri u tërhoq dhe u pengua vazhdimisht”, deklaroi RMTV.

Kanali madrilen pretendoi gjithashtu se disa pamje të rëndësishme nuk transmetohen në televizion, duke rikujtuar se prej vitesh ka ngritur shqetësime për mënyrën se si paraqiten episodet e diskutueshme të ndeshjeve.

Kjo përplasje verbale e shton tensionin para El Clásico-s, një nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit spanjoll, ku Real Madridi dhe Barcelona do të përballen jo vetëm për pikët, por edhe nën vëmendjen e madhe të opinionit publik për vendimet e gjykimit. /Telegrafi/