Pastrohen rruga e Llapit dhe rruga “Metush Krasniqi” në Fushë Kosovë

Pastrohen rruga e Llapit dhe rruga “Metush Krasniqi” në Fushë Kosovë

Written by

in

NPL “Fushë Kosova” ka realizuar pastrimin e rrugës së Llapit dhe rrugës “Metush Krasniqi”, në kuadër të aktiviteteve për mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, ekipet e saj kanë larguar mbeturinat nga këto rrugë, duke kontribuar në përmirësimin e pastërtisë dhe të ambientit për banorët.

NPL “Fushë Kosova” ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e përditshëm për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për qytetarët. /Telegrafi/