Londra po përgatitet të mirëpresë një atraksion të ri që pritet të tërheqë adhuruesit e Harry Potter nga vende të ndryshme të botës. Më 4 nëntor 2026, në rrugën e famshme Oxford Street, do të hapet dyqani më i madh zyrtar i Harry Potter në Mbretërinë e Bashkuar.
Dyqani i ri do të shtrihet në më shumë se 21 mijë metra katrorë dhe do të ketë dy kate, të projektuara për t’i transportuar vizitorët në botën magjike të Diagon Alley.
Vizitorët do të kenë mundësi të shohin një dragua gjigant të frymëzuar nga banka Gringotts, autobusin e famshëm Knight Bus në përmasa reale dhe ambiente të veçanta të frymëzuara nga filmat.
Një tjetër veçori do të jetë hapësira e frymëzuar nga Leaky Cauldron, ku do të ofrohen pije dhe ëmbëlsira tematike, përfshirë Butterbeer.
Dyqani do të ofrojë gjithashtu produkte ekskluzive, suvenire, shkopinj magjikë dhe artikuj të personalizuar për fansat e sagës.
Hapja e këtij atraksioni vjen në një periudhë kur Londra po përgatitet për sezonin festiv të fundvitit, duke i dhënë qytetit një tjetër arsye për të tërhequr turistë dhe adhurues të universit të Harry Potter.
Për shumë vizitorë, Oxford Street pritet të bëhet një nga ndalesat e reja gjatë qëndrimit në kryeqytetin britanik.
Burimi: Dukagjini
