Loredana Brati bën gafën e parë si prezantuese e ‘Big Talk’, momenti bëhet viral në rrjete sociale

Loredana Brati bën gafën e parë si prezantuese e 'Big Talk', momenti bëhet viral në rrjete sociale

Written by

in

Loredana Brati ka nisur rrugëtimin e saj si prezantuese e edicionit të pestë të ‘Big Talk’, në kuadër të Brother VIP Kosova, por që në puntatën e parë nuk arriti t’i shpëtonte një momenti që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Gjatë spektaklit të parë, të mbajtur të shtunën, ajo harroi t’ia përmendte emrin njërit prej të ftuarve, duke krijuar një situatë të sikletshme në transmetim.

Ky moment u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, ku përdoruesit reaguan me komente të ndryshme, ndërsa nuk munguan as memet që u krijuan në lidhje me gafën e prezantueses.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndonëse mund të ketë qenë pasojë e emocioneve dhe përgjegjësisë së një roli të ri, kjo ishte gafë e parë e Loredanës që në nisje të këtij edicioni.

Ajo më pas kërkoi falje për situatën, teksa opinionistja Sara Kolami u përpoq ta kalonte momentin me qetësi dhe të vazhdonte rrjedhën e spektaklit.

Kujtojmë se Brati nuk është e panjohur për formatin, pasi më herët ka qenë konkurrente në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

E këtë herë është rikthyer në një rol krejtësisht tjetër, atë të moderatores në Kosovë. /Telegrafi/