Lushaku-Sadriu: Në Kosovë ka një problem shoqëror, duhet reagim serioz

Lushaku-Sadriu: Në Kosovë ka një problem shoqëror, duhet reagim serioz

Written by

in

Lushaku-Sadriu: Në Kosovë ka një problem shoqëror, duhet reagim serioz

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka ngritur shqetësimin për rastet e fundit të kërcënimeve, dhunës dhe vrasjeve në Kosovë, duke vlerësuar se vendi po përballet me një “problem shoqëror”.

Gjatë seancës plenare të Kuvendit, ajo theksoi se situata kërkon reagim serioz jo vetëm nga institucionet, por edhe nga e gjithë shoqëria.

“Kjo gjendje kërkon reagim serioz, jo vetëm nga institucionet, por edhe nga e gjithë shoqëria”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu kërkoi reagim të vendosur nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e trajtimit me seriozitet të kërcënimeve dhe të veprimit në kohë nga organet kompetente.

“Shteti duhet të reagojë fort”, tha ajo, duke shtuar se “Policia duhet t’i marrë tepër seriozisht kërcënimet” dhe se “Prokuroria dhe Gjykata duhet të veprojnë në kohë”.

Ajo theksoi se dhuna nuk shfaqet gjithmonë në formën e sulmeve fizike, por mund të nisë me fyerje, kërcënime dhe përpjekje për të kontrolluar apo frikësuar të tjerët.

“Dhuna nuk fillon gjithmonë me armë. Gjithmonë fillon me fjalë, me fyerje, me kërcënime, me përpjekje për ta frikësuar dhe nënshtruar tjetrin. Fillon kur dikush mendon se ka të drejtë ta kontrollojë gruan, ta kontrollojë një familjarë, apo ta heshtë dikë që mendon ndryshe”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lushaku-Sadriu: Në Kosovë ka një problem shoqëror, duhet reagim serioz appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali