
Elvin Mala, master për IA dhe ekspert i sigurisë kibernetike, në Rubikon të Klan Kosova, deklaroi se truri i njeriut aktualisht e mbizotëron Inteligjencën Artificiale.
Ai foli për AGI (Artificial General Intelligence – Inteligjenca e Përgjithshme Artificiale), për çka tha se po synohet të arrihet, dhe shprehu bindjen se ajo do të arrihet, raporton Klankosova.tv.
Aktualisht, eksperti i sigurisë kibernetike tha se AI mendon vetëm për detyra specifike, prandaj, sipas tij, truri i njeriut e mbizotëron AI-në në këtë aspekt.
Mala tha se AI aktualisht punon më shpejt dhe jep rezultate më të shpejta, dhe trajton ekuacione më komplekse, “por truri i njeriut për momentin është më i fuqishëm në këtë garë”.