“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia

“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia

Written by

in

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur përmbylljen e një trajnimi për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë në Qendrën “Marko Babić” të Ushtrisë Kroate.

Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se për herë të parë në këtë trajnim mori pjesë edhe FSK-jam, gjersa ushtarakët e FSK-së u stërvitën së bashku me kolegë nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Lexoni të plotë postimin:

Pas marshimit taktik prej 88 kilometrash nga Udbina deri te Kalaja e Kninit, u përmbyll trajnimi për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë në Qendrën “Marko Babić” të Ushtrisë Kroate.

Për herë të parë, në këtë trajnim mori pjesë edhe FSK-ja. Ushtarakët tanë u stërvitën së bashku me kolegë nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi—numri më i madh i pjesëmarrësve të huaj deri më tani.

Marshimi përmbyllës kishte edhe domethënie simbolike, duke nderuar historinë dhe sakrificën e popullit kroat gjatë Luftës Atdhetare. Programi kërkues zhvillon qëndrueshmërinë fizike dhe mendore, lidershipin dhe aftësinë për të marrë vendime në rrethana sfiduese.

Përgëzoj ushtarakët tanë për përfaqësimin e denjë. Kjo përvojë avancon aftësitë e kuadrove tona dhe forcon bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Falënderoj homologun tim, Ivan Anušić, dhe Ushtrinë Kroate për këtë bashkëpunim të rëndësishëm. /Telegrafi/