“Do të kemi javë dhe muaj që do të jenë përcaktues, sidomos për Malin e Zi, drejt përmbylljes së proceseve të integrimit”, u shpreh Kos para mediave.
Ajo theksoi se periudha e ardhshme do të jetë vendimtare edhe për Shqipërinë dhe Kosovën, duke shtuar se për Kosovën rëndësi të veçantë kanë “përmbajtja kundrejt të drejtës ndërkombëtare dhe obligimeve ndërkombëtare që ka marrë përsipër”.
Burimi: RTKLive
