Max Amini mbërrin në Shqipëri, komediani vlerëson shqiptarët: Keni një energji të mahnitshme

Max Amini mbërrin në Shqipëri, komediani vlerëson shqiptarët: Keni një energji të mahnitshme

Written by

in

Max Amini mbërrin në Shqipëri, komediani vlerëson shqiptarët: Keni një energji të mahnitshme

Komediani i njohur ndërkombëtarisht, Max Amini, ka mbërritur në Shqipëri, ku në ditët në vijim pritet të mbajë tetë shfaqje për publikun shqiptar.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Amini është takuar me gazetarin Blendi Fevziu, me të cilin ka biseduar për përshtypjet e tij për vendin dhe shqiptarët.

Gjatë intervistës, komediani ka shprehur vlerësimin për energjinë e shqiptarëve, duke e shoqëruar komentin me humor dhe një referencë ndaj ushqimit tradicional shqiptar. Ai madje ka shqiptuar edhe një fjalë në gjuhën shqipe, ndërsa me duar ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare.

“E di që ju keni një energji të mahnitshme, nuk e di se çfarë ka në qoftet që ju i hani, por ka kaq shumë energji”, tha ai.

Amini zbuloi gjithashtu se njohjet dhe lidhjet e tij me shqiptarët datojnë që nga koha e shkollës së mesme, kur kishte pasur disa miq shqiptarë.

Komediani është i njohur për shfaqjet e tij në skena të ndryshme ndërkombëtare, ku takon publik nga kultura dhe vende të ndryshme.

Këtë herë, Shqipëria është një nga ndalesat e tij, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të prezantojë humorin e tij para publikut shqiptar në tetë shfaqje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali