Me joint në përdorim, përballë policëve në magjistralen Prizren–Gjakovë – 33-vjeçari nga Rahoveci ua tregon vetë marihuanën që kishte me vete

Me joint në përdorim, përballë policëve në magjistralen Prizren–Gjakovë – 33-vjeçari nga Rahoveci ua tregon vetë marihuanën që kishte me vete

Written by

in

Me joint në përdorim, përballë policëve në magjistralen Prizren–Gjakovë – 33-vjeçari nga Rahoveci ua tregon vetë marihuanën që kishte me vete

Një pikë kontrolli në magjistralen Prizren–Gjakovë ka përfunduar me një rast të posedimit të narkotikëve, pasi policët kanë hasur në një person që dyshohet se po konsumonte marihuanë. Kur e kuptoi se përballë kishte zyrtarë policorë, 33-vjeçari nga Rahoveci ua tregoi vetë se posedonte edhe cigare të mbështjella me substancë të dyshuar narkotike.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për Arlind Limanmerën, 33 vjeçar, i cili është ndaluar të shtunën, më 31 tetor, rreth orës 16:35, në fshatin Piran të Prizrenit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Prizren ishte duke zhvilluar kontroll në magjistrale, kur ka hasur në Limanmerën duke konsumuar një substancë që dyshohej të ishte marihuanë.

Me të kuptuar se personat përballë tij ishin policë, ai ka deklaruar se posedonte dy cigare e gjysmë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari u ka thënë zyrtarëve policorë se ishte përdorues i marihuanës dhe se po e konsumonte atë edhe në momentin e kontrollit.

Në vendngjarje është angazhuar edhe një patrullë e Stacionit Policor Veriu në Prizren, e cila e ka shoqëruar të dyshuarin për procedura të mëtejshme.

Gjatë trajtimit të rastit, Policia ka sekuestruar 3.2 gramë substancë të dyshuar narkotike, e cila dyshohet se ishte marihuanë.

Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, Limanmera është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa hetimet po zhvillohen nga njësia përkatëse e antidrogës në Prizren.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali