
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, i është përgjigjur një komentuesi në Facebook, pas postimit të tij për nevojën e një fillimi të ri dhe organizimin e zgjedhjeve të reja brenda partisë.
Një komentues, Behar Feraj, ka ironizuar me zhvillimet në LDK, duke shkruar se partia mund të vazhdojë deri në tetor të vitit 2027, madje edhe më gjatë, me Lumir Abdixhikun.
“Vazhdojm deri në Tetor të 2027. Ndoshta edhe mbas Tetorit me Lumirin”, ka shkruar ai.
Në përgjigjen e tij, Gashi ka reaguar shkurt, duke thënë: “Ani de, mirë shumë, me rëndësi me qenë fitues. Në rregull jemi”.
Reagimi vjen pasi Gashi bëri thirrje për reflektim brenda LDK-së dhe kërkoi një proces të ri zgjedhor, demokratik e gjithëpërfshirës, ku anëtarët e partisë do të vendosnin përmes votës së lirë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali