“Me zemër e kam zgjedhur Kosovën” -Lutfi Dalipi tregon pse vendosi t’i bashkohet Dardanëve

“Me zemër e kam zgjedhur Kosovën” -Lutfi Dalipi tregon pse vendosi t’i bashkohet Dardanëve

Written by

in

“Me zemër e kam zgjedhur Kosovën” -Lutfi Dalipi tregon pse vendosi t’i bashkohet Dardanëve

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka prezantuar Lutfi Dalipin si futbollistin më të ri që do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës.

Futbollisti i Vaduzit, i cili është i huazuar nga Young Boys, ka vendosur që në nivel ndërkombëtar ta përfaqësojë Kosovën, ndonëse është rritur në Zvicër.

Gjatë prezantimit të tij, Dalipi ka treguar se vendimi nuk ishte i lehtë, pasi ishte rritur në Zvicër, por në fund zgjodhi Kosovën, duke ndjekur ndjenjat e tij.

“Në fillim ka qenë pak zor për mua me zgjedh Kosovën ose Shqipërinë, se jam rrit në Zvicër, po me zemër e kam marrë Kosovën. I kam thënë babushit se një ditë do të luaj ose për Kosovën ose për Shqipërinë”, ka deklaruar Dalipi.

Ai është shprehur i lumtur për vendimin e marrë, duke shtuar se beson që Kosova do të jetë një ekip shumë i fortë.

Dalipi do të jetë të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do ta përcjellë nga afër ndeshjen Kosovë-Izrael, e cila nis nga ora 15:00.

Burimi: Insajderi