Meghan Markle shfaqet për herë të parë në publik pas skandalit me të atin, fotografohet dorë për dore me Harryn

Meghan Markle shfaqet për herë të parë në publik pas skandalit me të atin, fotografohet dorë për dore me Harryn

Written by

in

Meghan Markle është shfaqur për herë të parë në publik pas skandalit që përfshiu të atin, Thomas Markle, i cili është përmendur në një hetim lidhur me materiale që paraqesin abuzim seksual të fëmijëve.

Dukesha e Sussex-it u paraqit në Bruksel së bashku me bashkëshortin e saj, princin Harry, në Parlamentin Evropian, ku po marrin pjesë në një aktivitet kushtuar sigurisë së fëmijëve në internet.

Çifti u fotografua duke ecur dorë për dore, derisa Meghan, e veshur me një pallto të gjatë dhe të errët, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me të atin.

Megan dhe Harry

Fillimisht ishte planifikuar që edhe ajo të mbante një fjalim në këtë aktivitet, por në fund hoqi dorë nga paraqitja publike.

Sipas një burimi, Meghan nuk ndihej mjaftueshëm e fortë emocionalisht për të folur para të pranishmëve.

Ndërkohë, Harry pritet të mbajë fjalimin kryesor, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve në hapësirën digjitale.

Gjatë vizitës, çifti do të prezantojë edhe memorialin “Lost Screen Memorial”, një projekt i krijuar nga fondacioni i tyre Archewell, në kujtim të fëmijëve që kanë humbur jetën si pasojë e përvojave të dëmshme në rrjetet sociale.

Muajin e kaluar, kur dolën për herë të parë akuzat ndaj babait të saj, me të cilin nuk ka kontakte që nga viti 2018, Meghan deklaroi se ishte thellësisht e tronditur.

Ajo zbuloi gjithashtu se në vitin 2019 kishte marrë, përmes policisë së Londrës dhe shërbimit përgjegjës për sigurinë e familjes mbretërore, një letër që përmbante akuza shqetësuese ndaj të atit.

Sipas saj, në atë kohë ishte siguruar se pretendimet po hetoheshin. /Telegrafi/