
Ditën e hënë, më 19 tetor, moti do të karakterizohet nga intervale me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1°C deri në 4°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15°C deri në 19°C, transmeton Klankosova.tv.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 m/s.
Moti do të jetë përgjithësisht i qëndrueshëm, me mëngjes të freskët dhe temperatura më të larta gjatë orëve të mesditës.