Meta nga qelia uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës

Meta nga qelia uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës

Written by

in

Meta nga qelia uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Meta, i cili ndodhet në burg, i ka përcjellë “urimet më të përzemërta” Shiroka-Pulës, duke e cilësuar zgjedhjen e saj një detyrë të rëndësishme, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka përgëzuar gjithashtu deputetët e Kuvendit të Kosovës për atë që e ka cilësuar si “pjekuri dhe përgjegjshmëri të lartë politike” në kapërcimin e situatës sfiduese.

“Urimet më të përzemërta Prof. Justina Shiroka-Pula, akademikes së mirënjohur, për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Presidentes së Kosovës”, ka shkruar Meta.

Meta ka theksuar se forcimi i institucioneve të Kosovës është në dobi të qytetarëve, stabilitetit demokratik dhe të ardhmes evropiane të vendit./Klankosova.tv