Mike Johnson pranon humbjet e republikanëve

Mike Johnson pranon humbjet e republikanëve

Written by

in

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, ka pranuar se zgjedhjet e mesmandatit kanë qenë një natë e vështirë për republikanët, duke shprehur zhgënjimin e tij me rezultatet.

Gjatë një tubimi për përcjelljen e rezultateve në Shreveport të Luizianës, Johnson u zotua se republikanët do ta rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit 2028, shkruan cnn.

“U përballëm me vështirësi të mëdha. Në vitin 2028, do ta rimarrim Dhomën e Përfaqësuesve dhe do ta përfundojmë këtë punë”, deklaroi ai.

Johnson tha se republikanët e kishin ditur që në fillim se ruajtja e shumicës do të ishte e vështirë, për shkak të prirjeve historike në zgjedhjet e mesmandatit.

Sipas tij, gjatë 90 vjetëve të fundit, vetëm në dy raste një president në detyrë ka arritur të fitojë ose të ruajë ulëset e partisë së tij në Kongres gjatë zgjedhjeve të para të mesmandatit.

“Është jashtëzakonisht e vështirë të kapërcehet kjo prirje dhe duket se sonte historia do të përsëritet”, u shpreh Johnson.

Ai theksoi se numërimi i votave ende nuk kishte përfunduar në disa shtete perëndimore të SHBA-së dhe se republikanët po i ndiqnin nga afër të gjitha garat.

Johnson premtoi se do të flasë më gjerësisht për rezultatet dhe ndikimin e tyre në ditët në vijim, pasi të përfundojë numërimi i votave. /Telegrafi/