Mot i vranët dhe me shi gjatë vikendit, të dielën priten reshje më intensive

Mot i vranët dhe me shi gjatë vikendit, të dielën priten reshje më intensive

Written by

in

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, i përcjellë me reshje shiu.

Sipas parashikimit të IHMK-së, reshjet më intensive pritet të regjistrohen gjatë ditës së diel, njofton Dukagjini.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të sillen nga 8 deri në 11 gradë Celsius.

Ndërkaq, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Burimi: Dukagjini